Zvicra nuk është vetëm vend pritës për të huajt, ajo prej kohësh është po ashtu edhe vend që “eksporton” emigrantë. Kështu, sipas një statistike të publikuar nga Departamenti i punëve të Jashtme i Zvicrës, në botë, dmth jashtë vendit, jetojnë 715 mijë zviceranë. Dhe, ky numër është duke u rritur vazhdimisht.
Në vitin 2012 ai ka qenë për 12 mijë më i madh se në vitin 2011. Ndërsa po u krahasua kjo shifër me atë të vitit 1980, shihet se numri i zviceranëve jashtë vendit është dyfishuar.
Shumica e zviceranëve kane emigruar në njërin nga pesë vendet fqinje të Zvicrës, ose 335.810 prej tyre (47%).
Ndërsa komunitetet më të mëdha të zviceranëve jashtë Evropës gjenden në SHBA (76330 zviceranë), në Kanada 38959, në Australi, 23633 dhe në Izrael 15970.