Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar falje për pritjen e kancelarit austriak Sebastian Kurz.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është pritur në Shkup me flamur të gabuar me atë të Letonisë, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Albinfo.ch.
“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për një dështim të paqëllimtë të protokollit, me rastin e vizitës së kancelarit, Sebastian Kurz në Maqedoni”, ka thënë Qeveria maqedonase.
Sipas qeverisë maqedonase ishte lëshim i protokollit.
“Për shkak të ngjashmërisë së madhe të ngjyrave të flamurit të Austrisë dhe Letonisë”, ka thënë qeveria tutje.
Kancelari Kurz, ka bërë thirrje që pupulli i Maqedonisë, të marrë pjesë në referendumin për marrëveshjen e emrit me Greqinë, duke i dhënë në këtë mënyrë mbështetje perspektivës evropiane.