Kosova ka barazuar pa gola me Azerbajxhanin në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Në pjesën e parë u zhvillua një lojë e qetë, por në përfundim të saj, Kosova kishte raste shënimi, megjithatë, ‘Dardanët’, nuk arritën të shënojnë.
Në fillim të 45-të minutave të dytë, vendësit e nisin më mirë, megjithatë, pa arritur të tundin portën e Samir Ujkanit.
Më pas u zhvillua një lojë në mesin e fushës me Kosovën që u mundua, por nuk arriti të shënojë.
Në fund rezultati ishte i barabartë 0:0, një barazim që i përshtatet Kosovës, pasi Azerbajxhani shihej si më e forta e grupit.
Kosova ndeshjen e ardhshme do ta ketë ndaj Ishujve Faroe. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Interesimi për këtë ndeshje është i madh dhe të gjitha biletat janë shitur për disa orë.