Shqipëria sot luan në Elbasan Arena kundër rivalëve izraelitë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci pritet të bëjë ndryshime të mëdha edhe në këtë takim dhe shpreson në fitoren e parë në stolin e kuq e zinjve.
Për shkak të mungesës së Eros Grezdës dhe aktivizimeve shumë të mira të Strakoshës në Lazio, debutimi i sotshëm pritet të jetë si vijon:
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj Binaku, Xhaka, Memushaj, Basha, Gavazaj, Hyka, Balaj.