Kosova të hënën do të luajë ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e parë zyrtare në shtëpi.
Biletat për një kohë të shkurtë janë shitur, megjithatë, sipas mediave vendore, biletat kanë përfunduar në tregun e zi.
Biletat janë edhe në faqen për shitblerje ‘merrjep’, ku biletat e 2, 3, 5 dhe 10 euro shiten me çmime shumë më të larta, shkruan albinfo.ch.
Kështu kishte ndodhur edhe në disa ndeshje të mëhershme, derisa interesimi për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe është jashtëzakonisht i madh.
Kjo është sfida e parë e Kosovës në shtëpi, derisa nesër do të jetë mysafire e Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve.
