Pierre Maudet theksoi se ai nuk kishte “shoqëruar kurrë familjen e tij në ndonjë udhëtim zyrtar” përveç këtij udhëtimi. “Ideja se kësaj radhe familja ime ka qenë e involvuar me një vizitë zyrtare, ku të gjitha shpenzimet janë paguar nga një shtet i huaj, për mua ishte e padurueshme dhe kam kërkuar për ta fshehur këtë realitet”, ka pranuar Maudet.
Pierre Maudet nuk ka ndërmend të japë dorëheqje
Politikani ka deklaruar se ai ka qenë gjithashtu i “verbuar”: “Banorët e Gjenevës e dinë se unë nuk jam ndonjë person i të hollave, që vrapon pas të hollave, por se unë jam një njeri i pushtetit (…). Në këtë rast unë u verbova”. Ai vazhdoi: “Nuk jam unë, kjo nuk është mënyrë ime për të vepruar. Unë gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj një formë të drejtësisë (…) Unë nuk do të mbetem i padëmtuar dhe nga kjo do të marr mësim”.
“Unë i kam tërhequr konkluzionet e këtij rasti”, theksoi kryetari i Këshillit shtetëror të Gjenevës, “por është e rëndësishme që të mos deklaroj tani tërheqje”, duke nënvizuar për “Leman Bleu” se aktualisht nuk bëhej fjalë për dorëheqje, “aftësia (e tij) për të qeverisur” sipas tij mbetet e paprekur.
Rasti i udhëtimit të Pierre Maudet në Abu Dhabi më 2015 u kthye në skenë javën e kaluar. Në një deklaratë të lëshuar të enjten, prokurori publik i Gjenevës njoftoi synimin e tij për t`i kërkuar Këshillit të Madh të qytetit për heqjen e imunitetit të Pierre Maudet, përpara se të vazhdojë për “pranimin e një përfitimi”.
“Një gabim, e ndoshta i gabuar”
Në një intervistë për Televizionin shtetëror RTS, para intervenimit të Pierre Maudet në “Leman Bleu”, këshilltarja shtetërore e Gjenevës, Anne Emery-Torracinta ka thënë se akuzat kundër kolegut të saj, Pierre Maudet ishin “të paktën një gabim, ndoshta një i gabuar gjithashtu”.
Politikania socialiste mbrojti zgjidhjen e gjetur nga Këshilli shtetëror për të siguruar funksionimin e duhur të shtetit të Gjenevës. Kolegji qeveritar të mërkurën ka thënë se hoqi privilegjet e caktuara për Pierre Maudet, duke e mbajtur atë në krye të Departamentit presidencial dhe të sigurisë.
Anne Emery-Torracinta gjithashtu nënvizoi vështirësitë njerëzore të përjetuara nga PLR e këshilltarit shtetëror. “Është një mësim në jetë”, tha ajo, duke kërkuar të priste rezultatin gjyqësor të të gjithë çështjes. “A mund ta falim është e gjithë çështja. Kjo do t`i mbetet popullit për ta thënë”, shtoi shefja e arsimimit publik, duke kujtuar se nuk ka kurrfarë procedura për “shkarkim” në Gjenevë.
“Qëndrimi në qeveri do të ishte i komplikuar në rast të dënimit”
“Qëndrimi në Qeveri në rast të dënimit do të jetë i komplikuar, nëse dënohet, ne nuk do të jemi aty”, ka deklaruar ministrja socialiste që dëshiron të përsërisë supozimin e pafajësisë. Në këtë drejtim, ajo tha se ishte “shumë e habitur” që Prokuroria publike la dhënë akuza kundër Pierre Maudet të cilat kanë qenë “tepër të detajuara”. Por “përsëri, kjo është një situatë e pashembullt”.