Lideri i VV-së, Albin Kurti dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdojnë polemikat në distancë.
Por, në këto polemika është përfshirë edhe djali i presidentit të Kosovës, Endriti. “Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë”, i ka shkruar Endriti në “Instagram”.
Djali i presidentit Thaçi këto komente i bëri pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili sot tha se Thaçit i ka mbetur vetëm edhe djalin ta martojë me vajzën e Vuçiqit, përcjell albinfo.ch.
Endriti, ka shkruar në ‘Instagram’, se e falënderon Albin Kurtin për këtë ofertë, mirëpo ai do ta presë vajzën e Kurtit për martesë derisa të rritet.
“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.
E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti.
Këto komente të Endritit, 19-vjeçar, kanë zgjuar shumë reagime, derisa më nuk ka folur as Albin Kurti apo edhe presidenti Thaçi.