Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Nismës Socialdemokrate, ka marrë vendim për ta liruar nga detyra ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila ka thënë se ministri u lirua nga detyra me kërkesë të partisë së tij, Nisma Socialdemokrate.
Tani, jozyrtarisht është raportuar se në krye të MTI-së do të jetë zëvendësministrja aktuale nga Nisma, Arbëresha Krasniqi.
Nisma udhëheq me tri ministri në Qeverinë e Kosovës. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, mban postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.