Policia Federale Gjermane ia ka dhuruar 10 vetura me vlerë 127 mijë euro Policisë Kufitare të Shqipërisë, dorëzimin e të cilave e bëri ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz.
Ajo e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe Qeveria gjermane do të mbështesin Policinë.
“Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare shqiptare, duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Evropës. Përmes vizitave të shpeshta në stacionet e Policisë kufitare, por edhe në të ashtuquajturin kufij të gjelbër, veçanërisht atë me Greqinë, kemi përftuar një panoramë shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin shqiptar”, ka thënë ajo.