Njëra ndër monedhat e para të prodhuara në SHBA, një pesë centëshe argjendi e vitit 1793 ka arritur një çmim rekord në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Hentage Auctions.
Plot 1.4 milion dollarë ka paguar një person i paidentifkuar për ta pasur këtë monedhë që, siç thonë në hentage, ka vlerë të veçantë historike.
“Jo vetëm për faktin se ajo është punuar me lutjen e George Washingtonit, në punëtorinë e argjendit të bashkëshortes së tij, por edhe për atë se bën pjesë në mesin e monedhave të para të farkuara sipas ligjit për monedhat, të miratuar në vitin 1792