Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë këtë të shtunë në një vizitë zyrtare në Shkup.
Zëdhënësi i qeveris së Maqedonisë, Stefan Zajtbert, informoi se agjenda e takimeve nuk është konfirmuar ende.
Ajo që dihet deri tani është se do të takohet me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev.
Zyra e Merkelit informoi se kancelarja Merkel ndër të tjera do të kuptojë atmosferën në prag të referendumit të 30 shtatorit për marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë.
Temë e diskutimit pritet të jetë edhe situata e fundit në Ballkanin Perëndimor.