Boksieri shqiptar, Arnold Gjergjaj ka triumfuar me nokaut ndaj gjeorgjianit Gogita Gorgiladze, shkruan albinfo.ch.
Meçi nuk ka zgjatur as dy raunde të plota. “Kobra” ka dominuar në raundin e parë, derisa në atë të dytë e ka nokautuar dhe kundërshtari është dorëzuar.
Meçi i së shtunës është zhvilluar në qendrën kulturore dhe sportive në Pratteln.
Gjergjaj kishte përkrahjen e tifozëve shqiptarë, ashtu siç e kanë mbështetur deri më tani, derisa shënoi një fitore të rëndësishme.
Kështu boksieri shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër arriti një fitore të rëndësishme dhe po rikthehet në maje, derisa në të ardhmen priten meçe edhe më të rëndësishme.