Kryeministri kroat Andrej Plenkovic në një intervistë për konservatoren gjermane “Die Welt” ka shprehur und%3rshtimin me korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë në bazë të vijave etnike.
“Diçka që në shikim të parë duket mirë, mund të komplikojë ndjeshëm situatën e stabilitetit,” tha Plenkovic, përcjell albinfo.ch.
Kroacia gjithashtu ka një problem me vijën kufitare në Gjirin e Piranit me Slloveninë. Kryeministri potencoi se deri në fund të vitit do e zgjidh këtë çështje, që është edhe kusht për anëtarësimin e vendit në zonën Shengen.