Në një objekt të rafinerisë së Bajernit të Epërm, Vohburg, ka ndodhur një eksplozion, ku si pasojë flakë të mëdha kapluan objektin. Akoma janë të paqarta shkaqet e shpërthimit, shkruan albinfo.ch.
Sipas mediave gjermanofone, sëpaku tetë persona kanë mbetur të lënduar, të gjithë ishin punonjës në rafineri. Për shkak të zjarrit janë evakuuar rreth 2000 persona. Një pjesë e tyre kanë filluar të kthehen në shtëpi, pas largimit të tymit.
Rafineria e Vohburgut ndodhet në 127 hektarë dhe pak kilometra larg Ingolstadt-it.