Në ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur në Prishtinë janë organizuar dy marshe përkujtimore.
Me organizim të Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është mbajtur marsh nga ora 16 e 30 deri në orën 16:48 që kishte simbolik për 1648 person të zhdukur.
Në këtë marsh kanë marrë pjesë edhe liderët e institucioneve, të cilët kanë vënë kurora lulesh tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur, përcjell albinfo.ch.
Familjarët edhe në këtë marsh kanë kërkuar zbardhjen e eshtrave të më të afërmve të tyre. Ata kanë nga ndërkombëtarët më shumë presion drejt Serbisë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Angazhim më i madh për të zbardhjen e fatit të të pagjeturve është kërkuar në marshin e organizuar në mesditë nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës, ku qytetarët, të cilët marshuan, kanë mbajtur në duar emrat e të zhdukurve.
Marigona Shabiu nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se edhe pas dy dekadave, familjarët e personave të pagjetur dhe shoqëria kosovare po ballafaqohen me mohimin e së drejtës për të vërtetën rreth të pagjeturve.
Gramoz Berisha, i mbijetuari i masakrës së Suharekës, ka thënë se, sikurse familjarëve dhe personave të pagjetur që u mohohet e drejta për të ditur për këta persona, po ashtu edhe atij dhe familjes së tij u mohohet ajo e drejtë.