Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ edhe zyrtarisht është pranuar nga UEFA si stadiumi i kategorisë së katërt, ku do t’i zhvillojë ndeshjet kombëtarja e Kosovës.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka licencuar stadiumin e kryeqytetit, pasi ka konstatuar se i përmbush kriteret e UEFA-s.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova ndeshjen ndaj Ishujve Faroe më 10 shtator do ta luajë në këtë stadium.
Mësohet se zyrtarët e UEFA-s do të jenë prezentë edhe më 10 shtator për ta ndjekur ndeshjen kundër Ishujve Faroe dhe për të verifikuar përfundimin e punimeve.