Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se përqindje e madhe e qytetarëve do të votojnë “për” në referendumin për marrëveshjen për Emrin.
Ai ka thënë se ata që e kundërshtojnë referendumin janë në shifra të vogla ose minore. Zaev është shprehur i bindur se shifrat e atyre që e përkrahin këtë proces do të rritet ndërsa tha se beson që edhe opozita do të jetë pozitive për shkak që marrëveshja e ndihmon vendin për anëtarësim në BE dhe NATO.
“I di dhe i kuptoj mosmarrëveshjet e tyre me marrëveshjen me Greqinë, por njëkohësisht edhe njëherë bind se nëse do t’ia linim kohës, askush nuk garanton se do të arrinim marrëveshje të mirë, ndërsa marrëveshja është korrekte dhe e drejtë”, ka thënë Zaev.