Vetëm një vit pas rihapjes, resorti Bürgenstock në Zvicrën qendrore është kurorëzuar me vendin më të mirë nga guida franceze “GaultMillau”. Klasa ndërkombëtare e Bürgenstock, atmosfera dhe restorantet autentike, janë disa nga vlerësimet për vendin e parë.
Katër restorante zvicerane janë përfshirë në edicionin zviceran të udhëzuesit “GaultMillau”, një rivale ndaj “Michelin”, shkruan “The Local”.
Restoranti i resorit “RitzCoffier” kishte 16 nga 20 pikë të mundshme, ndërsa “Asian Spices Kitchen & Terrace” kishte një rezultat prej 15 pikësh, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu u vlerësuan edhe “Oak Grill & Pool Patio” dhe “Sharq Oriental Restaurant”.
“GaultMillau” shtoi se Palace Hotel i Bürgenstock ishte një “kryevepër e restaurimit të dashur”, raportoi agjencia zvicerane e lajmeve SDA.
Bürgenstock përfshin tre hotele, shumë restorante dhe bare me 95 kuzhinierë në staf.
Ajo u rihap në vitin 2017 pas një investimi të madh nga një fond nga Katari.