Një protestë është thirrur edhe në Stokholm nga një qytetar kosovar që jeton atje.
“Ju që ende e ndieni vetën shqiptarë e flisni shqip, ju që jeni lodhur nga vendi juaj duke dëgjuar vetëm lajme të këqija, merrni kurajo dhe ejani të protestoni kundër krimineleve që kanë kapur shtetin si mafia e Italisë dikur! Ejani në protesta, para ambasadës, ambasadë kjo që nuk ka ende ambasador tash e 1 vit. Kjo tregon më së miri se çfarë klase e dobët e bënë diplomacinë e jashtme, tregon mosmirënjohje për Suedinë që ka bërë aq shumë për Kosovën! Nuk i takoj asnjë partie politike, i takoi vetëm popullit tim!”ka shkruar në facebook Ilir Canhasi organizator i kësaj proteste.