Komisionari për Zgjerim, Johanes Hahn, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet ta rrezikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.
Ai këto komente i bëri pas takimit joformal me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Durrës.
“Nuk është e përshtatshme që në këtë fazë të bëjmë komente lidhur me këtë çështje. Takimi i radhës në Bruksel nuk do të jetë i fundit, do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje, nuk jam i gatshëm të bëj një koment por ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë zgjidhur problemet dypalëshe. Çdo lloj marrëveshje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Ky duhet të jetë objektivi kyç”, tha Hahn.