Sulmuesi anësor shqiptar, Ezgjan Alioski, është në formë të jashtëzakonshme në këtë fillim edicioni.
Ai sot ka shënuar gol dhe një asistim për Leeds-in si udhëtues te Norwich. Leeds për 30 minuta e siguroi fitoren duke triumfuar me rezultat bindës 3:0.
Në minutën e 26-të sulmuesi, i cili përfaqëson Maqedoninë shënoi gol spektakolar nga një pozitë e vështirë, për rezultatin 2:0, kurse pak minuta më herët asistoi në golin e epërsisë prej 1:0 që e shënoi Klih.
Ishte ky goli i dytë i Alioskit në sezonin e ri në Ligën e Parë të Anglisë, shkruan albinfo.ch.
Leeds United pas pesë javësh ka katër fitore dhe një barazim dhe është lider me 13 pikë sa ka edhe Middelsbrough.