Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njofton se gjatë javës së kaluar i ka dorëzuat një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh në këtë klinikë.
Ai thotë se kjo ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë falë edhe kësaj aparature.
“Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit për trajtim jashtë vendit deri në 30 mijë euro. Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, e tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi”, ka thënë ministri.
Ismaili ka premtuar që në javën që vjen do të dorëzohen edhe disa pajisje të tjera në klinika të tjera.