Të hënën (nesër) çiklisti 27 vjeçar Thomas Grosserichter do ta finalizojë para Portës së Brandenburgurt, në Berlin misionin e tij të suksesshëm, të filluar më 17 shtator. Ai pret të shohë veten në librin e rekordeve të Ginisit, si njeriu që ka kaluar më së shpejti rreth e rrotull botës me biçikletë.
Në tahometrin e tij do të shënohen plot 29 mijë kilometra.
Sot, e diele, Thomas Grosserichter është pritur në vendlindjen e tij në Herbern , rrugës për në Berlin . famuilja dhe miqtë i kanë dëshiruar atij sukses për etapën e fundit dhe për rekordin e pritshëm.