Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, Mustafa ka shkruar se nuk është në listën e veteranëve dhe për një gjë të tillë as nuk ka aplikuar, shkruan Albinfo.ch.
“Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se as nuk kam aplikuar e as nuk jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së”, shkroi ai.
Sipas Mustafës, ligji duhet të veproj në lidhje me listat e veteranëve.
“Me mijëra aktivist kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për clirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtarë i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteran të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji”, ka shkruar në fund Mustafa.