Skip to content

Shërbimi Informativ shlyen të dhënat “e tepërta”

Vazhdojnë të ruhen vetëm informacionet mbi përgjimet vetëm ato që kanë të bëjnë me rastet vrasjeve dhe krimeve tjera të rënda

Shërbimi Informativ i Zvicrës NDB ka bërë pastrimin e informacioneve  nga banka e të dhënave për mbrojtjen e shtetit ISIS. Me vetëm 60 mijë të dhëna, kjo bankë është reduktuar në një të katërtën e vëllimit të të dhënave që ka pasur fillimisht.

Me rastin e pastrimit janë shlyer shumë të dhëna mbi përgjimin e njerëzve të ndryshëm nga shteti, ashtu siç e kishte kërkuar komisioni për rishikim i formuar për këtë rast.

Thelbi i kërkesës për shlyerjen e të dhënave qëndron në të drejtën e njerëzve për privatësi.

Në gjendjen aktuale në bankën e të dhënave ISIS vazhdojnë të ruhen informacionet mbi përgjimet vetëm ato që kanë të bëjnë me rastet vrasjeve dhe krimeve tjera të rënda.