Ata që i kanë në qejf kamp-shtëpizat rimorkio shpesh ankohen për madhësinë e tyre, shkruan albinfo.ch.
Nuk është më e nevojshme të keni një rimorkio klasike më të madhe për të shijuar kampin e duhur. Në treg ka në dispozicion versione të ndryshme, të cilat mund t’i lidhni në makinën tuaj dhe të filloni një aventurë të verës.
Një prej tyre është “Tipoon”, e cila ka dimensione shumë kompakte: Gjatësia është 4.5 metra dhe gjerësi prej vetëm 1.7 metra. E vogël, por praktike, duke pasur parasysh se ajo ishte e mbushur me shtretër për t’i akomoduar katër njerëz, aneks kuzhinë me frigorifer, dush dhe WC.
Duke shtypur një buton, hapësira e dobishme rritet tri herë dhe rimorkio është gati për përdorim në një kohë shumë të shkurtër.