Këshilli zviceran i shtypit ka kritikuar një numër gazetash të cilat pas aksidentit të rëndë të autobusit në Valis kishin publikuar fotografitë e fëmijëve viktima.
Fotografitë në fjalë mund të publikohen vetëm me pajtimin shprehimor të familjarëve të viktimave, sqaron këshilli. Madje edhe nëse me rastin e ceremonive mortore publike ose në internet këto fotografi janë të qasshme, gazetat duhet t`i ndjekin rregullat në fjalë nëse duan t`i botojnë ato.
Mediet e shtypura të cilave u drejtohen kritikat janë gazeta “Blick” bashkë me revistat “Schweizer Illustrierte” dhe “L`Illustrè”.
Më 13 mars të vitit 2012 në Siders të Valisit një autobus përplot fëmijë ekskursionistë nga Belgjika dhe Holanda ishte përplasur në muret e një tuneli. Me atë rast kishin humbur jetën 28 persona, nga të cilët 22 fëmijë, të cilët ishin duke u kthyer nga një kamp skitarie në Zvicër.