Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë ditës së sotme ka dalë në konferencë para gazetarëve ku tha se rasti i listave të veteranëve do të kaloj te një prokuror tjetër.
Emrin e prokurorit i cili do të zëvendësoj Elez Blakajn nuk është bërë i ditur ndërsa Lumezi shtoi se nuk do të jap dorëhqje, pavarësisht se i është kërkuar një gjë e tillë.
“Ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdoj me plotësimin e asaj aktakuze, sipas sygjerimeve të kryeporkurorit dhe shumë shpejt do të ngrisim aktin akuzues. Sot është caktuar prokurori i cili do të trashëgoj këtë lëndë po ashtu është zgjedhur edhe ekipi ligjor i cili do të kryej obligimet që kërkohen nga kryeprokurori dhe prokurori i rastit”, tha Lumezi.
Lumezi gjithashtu foli edhe për rastin e Prontos.
Ai tha se nuk është e vëertetë që ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme në lidhje me rastin Pronto, shkruan Albinfo.ch