Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka reguar pas akuzave të prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj duke thënë se ai është dashur të jetë në Kosovë dhe të ballafaqohet me rastin dhe jo të largohet në gjysë të rrugës.
Lumezi ka folur edhe për intervistimin e Kryeparlamentarit Kadri Veselit, duke thënë se deputetët janë të mbrojtur për fjalimet e tyre në Kuvend.
“Sa i përket rastit ku interferohet Kadri Veseli ajo është e vërtetë pasi kam kërkuar që Veseli të mos dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit pasi është absurde që të intervistohet një person që flet nga foltorja e Kuvendit”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin publik.