Juria e ndarë në Grand Jury dhe Student Jury, këtë vit është përbërë nga 11 pjesëtarë të cilët në vazhdimësi i kanë përcjell dhe vlerësuar filmat në bazë të kritereve që kanë vlerësuar storien, efektet speciale, dhe teknikën e përdorur të animacionit.
Grand Jury/Juria e madhe e përbërë nga Kendra Haaland, Anita Killi, Joana Rytel, Holger Lang, dhe Lana Tankkosa-Nikolic, për kategorinë ndërkombëtare ka përzgjedhur: Çmimi i Jurisë së Madhe për filmin më të mirë ndërkombetar iu është ndarë: “Carlotta’s Face” nga Valentin Riedl dhe Fréderic Schuld.
Çmimi për filmin më te mirë të metrazhit të gjatë iu është ndarë: “Chriss the Sëiss” nga Anja Kofmel. Çmimi në kategorinë e animacionit më te mirë në Ballkan i dhurohet filmit Untravel nga Ana Nedeljkovic dhe Nikola Majdak.
Çmimi kryesor për filmin më të mirë të animuar nga kategoria e studentëve iu nda Floëer Found nga Jorn Leeuëerink
Çmimi për kategorinë e videoklipit më të mirë animuar iu dha filmit Happy nga Luce Grosjean, ndërsa Çmimi i publikut i është ndarë filmit Irony nga Radheya Jegatheva .