Një 68 vjeçar, inicialet e të cilit janë A.I nga Kosova, ka vdekur gjatë ditës së sotme në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës.
Viktima ishte pushues nga Kosova, shkruan Albinfo.ch.
Policia tha se kosovari ka qenë në breg të detit kur humbi ndjenjat.
68 vjeçari më pas u dërgua me urgjencë në spital, por rrugës për në spital ka vdekur.
Sipas policisë 68 vjeçari dyshohet se kishte pësuar atak kardiak.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.