Të paktën dy trenë me 1.5 milionë litra ujë janë dërguar në zonë për t’u ofruar ndihmë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Ajo çfarë na duhet tani është ujë në shishe, që është e lehtë të transportohet dhe të dërgohet në vendet më të izoluara ku ende ka njerëz të bllokuar”, deklaruan autoritetet.
Autoritetet e konsiderojnë vërshimin më katastrofik me reshje shumë të mëdha që shkaktoi dëme dhe rriti numrin e viktimave.
Mijëra shpëtimtarë po vazhdojnë përpjekjet për të rënë në kontakt me personat e izoluar duke u ndihmuar me gjëra elementare. Autoritetet deklaruan se moti është përmirësuar dukshëm dhe se pritet që nga e hëna të shpëtohen edhe 10,000 persona që kanë mbetur të bllokuar.