Policia në qytetin e Sarandës njofton se pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje masive që ka ndodhur mbrëmë mes disa personave, ku mbeti i lënduar një person.
Siç raportojnë mediat shqiptare, në këtë rrahje personat e përfshirë kanë përdorur sende të forta, si shkopinj druri, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj përleshjeje, derisa hetimet janë duke vazhduar.