Një shitës u shpëtua nga zjarrfikësit pasi furgoni i tij u rrëmbye në rrënojat e urës, ndërsa shoku i tij u zhyt në vdekje, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Në një park makinash nën urën, një shofer mbijetoi me plagë kur mbrapa kamioni i tij u shkatërrua.
Të paktën 38 vetë vdiqën dhe 15 u plagosën kur ura ra.
Dhjetëra automjete ranë kur një kullë e madhe dhe një pjesë e urës së Morandit që madhësia e të cilës është rreth 200 metra u rrëzuan rreth 45 metra në linjat hekurudhore, ne një lumë dhe një depo.
Morandi, i cili është ndërtuar në vitet 1960, qëndronte në autostradën me pagesë, ndërsa ishte korridori kryesor i Italisë me Francën.
Infrastruktura në të gjithë Italinë do të kontrollohet dy herë pas fatkeqësisë që ka ndodhur ka premtuar qeveria.
Operatori i urës, është nën presion të politikanëve dhe tregtarëve,së bashku me qeverinë e cila ka thënë se do t’i përfundojë kontratat dhe do t’i vendosë gjoba të rënda, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.