Festivali i cili po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe i cili ka mbledhur artistë të ndryshëm nga e gjithë bota, Sunny Hill Festival mbrëmjen e kaluar kishte mbledhur 12 mijë persona.
Mbrëmja e parë ishte dedikuar më shumë për yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Lipa arriti të dalë në skenë pak pas mesnatës ku argëtoi fansat e saj me këngët e saja.
Sipas faqes zyrtare të festivalit të pranishëm në natën e parë të këtij festivali ishin 12 mijë persona.
Sunny Hill Festival do të vazhdoj edhe për dy netë me radhë.
Ky festival është organizuar nga babai i Dua Lipas.