Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) e ka “stolisur” aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë me tri certifikatat zyrtare, për përmirësimet e vazhdueshme të operimeve për pasagjerët, për kompanitë ajrore dhe partnerët e biznesit në menaxhimin e kualitetit.
Certifikata e parë ISO 9001, sipas “Telegraf”, iu dha Aeroportit të Prishtinës, për rritjen dhe përmbushjen e standardeve të kualitetit.
“Aeroporti u certifikua me ISO 14001 për sistemin e menaxhimit të ambientit përderisa ISO 10002 është për menaxhimin të sistemit të ankesave drejt përmbushjes së kënaqshmërisë ë klientëve që është edhe njëra ndër prioritetet e kompanisë “Limak Kosovo International Airport”, thuhet në raport.
Mertol Genc është drejtor gjeneral i e kompanisë “Limak Kosovo International Airport”.
“Certifikata na bën të ndihemi krenar drejt përmbushjes së vizionit tonë për zhvillimin e ANP “Adem Jashari””, tha Genc, sipas të cilit, KIA si një korporatë e klasës botërore do të sigurojë edhe më tej operime efikase të kualitetit të lartë.