Një shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi i shpëtoi fillimisht mbytjes në det, ku kishte hyrë për t’u freskuar rreth orës 13:25, në vendin “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Shtetasi 62-vjeçar, E. Jakxhiu arriti të nxirrej me shenja jete nga uji, e më pas u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, por si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore nuk arriti të mbijetonte, raportojnë mediat shqiptare.
Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Lezhës po hetojnë më tej për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes së tij, përcjell albinfo.ch.
Detaje tjera nuk janë dhënë nga ky rast, derisa Prokuroria është duke hetuar rastin.