Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz, ka thënë se procesi i vetingut i cili ka nisur në muajin mars në Shqipëri ka përparuar mirë.
“Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë. Jam e bindur se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarde të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë”, tha ajo, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Schutz, “mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetetet prej vitesh nga Gjermania”.
Ajo tha se është është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore.
“Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Gjermania qëndron krah Shqipërisë duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE”, tha Schütz.