Këto lajme i kanë konfirmuar zyrtarët në Kaliforni, shkruajnë mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.
Zjarri i cili ka kapluar Kaliforninë, është cilësuar si më i madhi në historinë e shtetit.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 1,217 kilometrash katrorë.
Për të shmangur përhapjen e zjarrit, ekipet që përfshijnë edhe zjarrfikës nga jashtë vendit prenë linjat elektrike.
Në Kaliforninë jugore, autoritetet kanë arrestuar një 51 vjeçar i dyshuar për zjarrvënie të qëllimtë në pyllin kombëtar të Cleveland-it që ndodhet në jug të Los Anxhelosit.