“Marrëveshja nga Prespa për emrin meriton mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore. Është për të ardhur keq që presidenti dhe opozita nuk e ka parë rëndësinë e Marrëveshjes me Greqinë dhe e shfrytëzojnë për pikë politike”, thotë eksperti për Ballkanin dhe profesori në Universitetin e Gracit, Florijan Biber, për median maqedonase MIA, përcjell albinfo.ch.
Në pyetjen nëse nëse ndarja politike në vend mund të shkaktojë jo-stabilitet dhe komprometim të Marrëveshjes dhe referendumit, ai përgjigjet:
“Kjo Marrëveshje në kuptimin ideal do të duhej që të ketë mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore. Është për të ardhur keq që opozita dhe presidenti nuk e kanë parë rëndësinë e Marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për fitim të pikëve politike. Ideja për bojkot të referendumit gjithashtu është hap i lirë, pasi që nuk a për qëllim që ta vërtetojë mbështetjen te popullata, por vetëm ta sabotojë Marrëveshjen. Opozita në Mal të Zi shumë më me pjekuri ka vepruar dhe e ka përkrahur referendumin për pavarësi dhe nuk ka thirrur në bojkot”, tha Biber.