Shtetasve shqiptarë që humbën po i’u dëmtuan dokumentet e identifikimit gjatë zjarreve në Athinë, do t’u mbulohen shpenzimet nga ambasada shqiptare në Athinë.
Kështu të paktën kanë njoftuar Ambasada Shqiptare ku shpjegohet edhe vendimi i ministrit Ditmir Bushati, shkruan Albinfo.ch
“Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korril në – Attiki se me vendim të Ministrit Ditmir Bushati, të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë”, – thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Athinë.
Të interesuarit mund t’i drejtohen për fillimin e procedurave të aplikimeve për pasaportë ambasadës shqiptare atje. Ndërkohë që në dispozicion nga autoritetet shqiptare në Greqi është vendosur dhe numri i telefonit: 210-6876215.