Trajneri i ri i Baselit, Marcel Koller është shumë i ashpër, dhe kjo u dëshmua menjëherë.
Mediat zvicerane raportojnë se para ndeshjes së fundit ndaj Grasshoppers, ku Baseli fitoi 4:2, futbollisti Afimico Pululu (19), ishte vonuar vetëm një minutë, përcjell albinfo.ch.
Skuadra është dashur të niset me autobus në orën 18:30, dhe futbollisti 19-vjeçar është vetëm 60 sekonda.
Por, Koller ka qenë i pamëshirshëm. E urdhëron shoferin e autobusit që të niset, dhe futbollisti detyrohet që me veturë të ndjek autobusin.
Ai i kërkon faljen, që trajneri e pranon. Por, Koller është shumë i qartë. “Nuk e presim askënd. Nëse një ndeshje nis në orën 19:00, gjyqtari nuk mund të thotë prisni në 19:05 sepse nuk ka ardhur një lojtar!”.