Shtatë persona kanë vdekur pas zjarrit që ka kapluar Kaliforninë, shkruajnë mediat amerikane përcjell Albinfo.ch.
Mijëra persona janë detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka dhënë urdhër që të krijohet një fond i cili do të nevojitet për të ndihmuar zonat e prekura nga zjarri.
Gjatë ditës së sotme nga Shtëpia e Bardhë ka raportuar se Trump ka urdhëruar ndihmë nga autoritetet që t’u dalin në ndihmë atyre që janë prekur nga zjarri i madh.
Gjatë këtij viti gjithsej 14 shtete kanë raportuar se janë përfshirë nga zjarret, përfshirë edhe Kaliforninë, Floridën e Teksasin.