Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shkruar se pret që vendimi për statusin e asociacionit të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.
Delawie këtë deklaratë e ka bërë përmes rrjetit social ‘Twitter’, shkruan Albinfo.ch
“I lumtur të shoh njoftimin që statuti i asociacionit do diskutohet në takimin e radhës në Bruksel.Mendoj që kjo do na ndihmoj të gjithëve të relaksohemi dhe të shijojmë një vikend të qetë”ka shkruar Delawie.
Komenti i Delawie, erdhi pas raportimeve se ka tension të situatës dhe deklaratave rreth diskutimeve për shkëmbim territoresh.