Një javë pas largimit të Raphael Wicky, FC Basel emëron një trajner të ri Marcel Koller, shkruan blick.ch.
Ditë tubulente në Basel: pas humbjes në super ligën zvicerane, klubi me më shumë trofe në Zvicër ka kaluar momente të vështira edhe në kualifikimet e Champions League. Tash një javë para fillimit të sezonës së re 2018/2019 pasardhësi është vendosur Marcel Koller. Vetëm pak orë më pas Baseli ka humbur në shtëpi me rezultatin e thellë 0:3 nga Paok-u i Selanikut, përcjell albinfo.ch.
Kontrata e trajnerit të ri është dy vjeçare, kurse asistentë të tij janë Thomas Janeschitz dhe Carlos Bernegger.