Në Afganistan janë gjetur kufomat e tre personave. Sipas zëdhënësit të policisë afgane, kufomat janë gjetur të enjten në lagjen Musahi të Kabulit, shkruan albinfo.ch.
Tre shtetasit e huaj janë nga Maqedonia, India dhe Malejzia. Zëdhënësi i shefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekzia, tha se trupat janë lënë në Musahi, një zonë e paqëndrueshme e qytetit.
“Në këtë fazë, mendojmë se është incident terrorist”, tha ai.
Përgjegjësinë për rrëmbimet dhe vrasjet nuk e ka marrë ende asnjë grup. Një oficer policie, Jan Aga, u citua të ketë thënë se tre të huajt punonin si gatues në aeroportin e Kabulit.