Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova është duke treguar formë të jashtëzakonshme.
Zhegrova ka shënuar dy gola për Genkun, në fitoren prej 4:1 ndaj Fola Esch në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.
Ai golin e parë në këtë ndeshje e shënoi në minutën e 13-të, derisa të dytin e realizoi në minutën e 63-të.
Skuadra e tij u kualifikua me rezultat të përgjithshëm prej 9:1, pasi në ndeshjen e parë në Belgjikë kishte shënuar fitore prej 5:0.
Skuadra Fola Esch kishte eliminuar në rrethin e kaluar Prishtinën.
https://www.dailymotion.com/video/x6r2o0o
https://www.dailymotion.com/video/x6r2x3i