Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet, derisa një numër i madh i tyre tashmë i ka përfunduar.
Ndërkohë, në vendkalimet kufitare, pritjet vazhdojnë, përkundër shumë ankesave për t’u zgjidhje kjo çështje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 2 orë, derisa për të dalë janë dy orë, dy orë e 30 minuta, shkruan albinfo.ch.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të vogla. Te Dheu i Bardhë është 10-15 minuta, kurse në Mutivodë dhe Muçibabë rreth pesë minuta. Ndërkohë, në Vërmicë është nga 10 deri në 20 minuta.