Në 12 gusht fillon Premiere League me FC Liverpulin kundër Uest Hamit. Të “kuqtë” janë armatosur fuqishëm me 210 milion franga, mes tjerash rrëmbyen edhe talentin nga Gjilani, Xherdan Shaqirin. Eksperti i Liverpul James Pearce flet përpara fillimit të kampionatit për “SRF”.
….në lidhje me transfertën e Shaqirit:
“Është një situatë fitore-fitore. Shaqiri kalonte vite të vështira në Stoke City, duke luajtur për mbijetesë. Ai është një lojtar shumë i mirë për të luajtur në një skuadër të tillë. Është një transfertë ëndrash, përsëri në koncertin e të mëdhenjve. Dhe nga këndvështrimi i Liverpulit: 13 milion pfunda për një lojtar të kalibrit të tillë. Nuk është shumë në kohët moderne. Për të “kuqtë” është një transfertë pa rreziqe.
… mbi rolin e Shaqirit në skuadër:
“Nëse janë të gjithë shëndoshë, atëherë Shaqirin nuk e shoh titullar, pasi konkurrenca në sulm me Sadio Mané ose Mohamed Salah është tepër e madhe. Këtë ia thash gjatë stërvitjeve në SHBA, ndërsa ai qeshi dhe ma ktheu: “Unë besoj në aftësitë e mia. Unë dua të luaj!”
Në anën tjetër Shaqiri mund të ketë rol shumë dimensional dhe jo vetëm në njërin krah ose vetëm si sulmues.”
… mbi kritikat ndaj Shaqirit:
“Ish bashkëlojtari i tij Charlie Adam thoshte se ai luante dobët në ndeshjet vendimtare. Eksperti Gary Neville mendonte si ai është përtac. Por Jürgen Klopp nuk do e aktivizonte nëse ai nuk jep 100 përqind në fushë. Shaqiri e dije, se nëse tani nuk tregohet, atëherë së shpejti ai do jetë pjesë e mesme e skuadrës. Vlen: gjithçka ose asgjë!”