Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Laos. Shumë familje u rrezikuan nga shembja e dheut, e cila bëri që shtëpitë e tyre të shkatërroheshin.
E, në mesin e të rrezikuarve kishte edhe foshnja. Kjo bëri që autoritetet në këtë shtet të rrezikojnë çdo gjë për shpëtimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Një video e publikuar në mediat sociale tregon se si pjesëtarët e ekipeve të emergjencave shpëtojnë fëmijët e vegjël nga përmbytjet.
Deri më tani, 27 persona kanë vdekur e më shumë se 130 konsiderohen të zhdukur.